• e premte, 17 prill 2026

Mickoski: Furnizimet e automjeteve të reja për Postat e Maqedonisë janë pjesë e strategjisë më të gjerë, t'i rinovojmë institucionet, t'i modernizojmë shërbimet publike

Mickoski: Furnizimet e automjeteve të reja për Postat e Maqedonisë janë pjesë e strategjisë më të gjerë, t'i rinovojmë institucionet, t'i modernizojmë shërbimet publike

Shkup, 15 prill 2026 (MIA) - Sot po flasim për një investim të rëndësishëm që nuk do të thotë vetëm automjete të reja, por do të thotë një fillim i ri, energji e re, dhe një funksionalitet i ri për një sistem i cili për vite me radhë ishte lënë të përballej i vetëm me sfidat, deklaroi kryeministri Mickoski në promovimin e parkut të ri të automjeteve për nevojat e SHA "Postat e Maqedonisë". 

"Qeveria përmes Ministrisë së Transportit, realizoi furnizimin e 100 automjeteve për nevojat e Postës së Maqedonisë. Ky nuk është vendim i rastësishëm, kjo është përgjigje ndaj nevojave reale. Vjetërsia mesatare e automjeteve me të cilat deri tani ka punuar Posta e Maqedonisë është rreth 15 vite, kjo do të thotë pajisje të vjetëruara, defekte të shpeshta, shpenzimet në rritje dhe efikasitet i ulët. Kjo do të thot vonesë të dërgesave, pakënaqësi tek qytetarët, dhe ulje e besimit në sistem. Vendosëm që t'i japim fund kësaj", tha Mickoski. 

Ai theksoi se kjo blerje është pjesë e strategjisë më të gjerë, për të rinovuar institucionet, për të modernizuar shërbimet publike dhe për t'i bërë ato funksionale për qytetarët, sepse, siç u shpreh, institucionet ekzistojnë për të shërbyer, jo për të kërkuar justifikime.  

Në promovimine  parkut të ri të autombjeteve të SHA posta mbajtën fjalim gjithashtu edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, si dhe drejtori i SHA "Postat e Maqedonisë". qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR