• e enjte, 12 shtator 2024

Mot me diell me erë mesatare

Mot me diell me erë mesatare

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës do të ketë kushte për shi lokal. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare jugperëndimore. Temperatura minimale do të bie në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 29 gradë.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër priten reshje të reja të shiut dhe paraqitje lokale të bubullimave dhe erë të fortë. Nesër, ndërsa veçanërisht të shtunën do të përforcohet era jugperëndimore, ndërsa pastaj me erë veriore pritet rënie më e madhe e temperaturës. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR