• e enjte, 12 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

12 shtator 2023 (MIA)

1818. - Lindi Riçard Xhordan Gathing, shpikësi i mitrolozit me të njëjtin emër.

1848. - Zvicra miraton kushtetutë të re sipas së cilës bëhet Republikë Federale.

1913. - Lindi Xhesi Ouens, atlet amerikan. Katër medaljet e arit, të fituara në Olimpiadën e Berlinit në vitin 1936, zemëruan diktatorin Adolf Hitler që refuzoi t'i shtrëngonte dorën sepse ishte zezak.

1923. - U përfundua në Gjenevë konventa ndërkombëtare për ndalimin e qarkullimit dhe trafikut të publikimeve të turpshme. Shqipëria e ratifikoi atë në tetor të vitit 1924.

1930. - Duke miratuar statutin e gjykatës së përhershme të Hagës, Shqipëria bëhet anëtare e këtij forumi juridik botëror.

1941. -  U nda nga jeta Pal Skiroi, studiues arbëresh i gjuhës dhe historisë shqiptare.

1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat paramilitare gjermane, me urdhër të Hitlerit, rrëmbyen diktatorin italian Benito Musolini që mbahej i burgosur nga qeveria.

1944. - Njësitet e para amerikane hynë në territorin e Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1953. - Nikita Hrushov zgjidhet sekretar i parë i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të BRSS.

1968. - Shqipëria shpall tërheqjen e saj nga Traktati i Varshavës.

1970. - Aeroplani supersonik Konkord ulet për herë të parë në aeroportin Hithrou të Londrës, duke shkaktuar ankime të shumta për shkak të zhurmës së tij.

1971. - Zhvilloi punimet në kryeqytetin rumun, Bukuresht, Kongresi ndërkombëtar i Bizantinologjisë, ku morën pjesë me kumtesa dhe diskutime dhe studiues shqiptarë.

1974. - Perandori Haile Selassie i Etiopisë, rrëzohet me një grusht ushtarak shteti. Ai kishte sunduar që nga viti 1930.

1980. - Forcat e armatosura turke, të udhëhequra nga shefi i shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Kenan Erven, rrëzojnë qeverinë e Sulejman Demirelit me një grusht shteti paqësor.

1989. - Parlamenti Polak aprovon qeverinë, të udhëhequr nga kryeministri Tadeuz Mazowiecki. Në këtë mënyrë i jepet fund sundimit komunist.

1990. - Gjermania Lindore dhe Perëndimore dhe Fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, nënshkruajnë një traktat për rikthimin e sovranitetit të Gjermanisë së bashkuar dhe përcakton statusin e saj ndërkombëtar.

1993. - Vdiq në moshën 76 vjeçare, Rajmond Barr, aktor kanadez, i famshëm për mishërimin e avokatit Parry Masson dhe dedektivit Ironside.

1996. - Vdiq Ernesto Gaisal, ish-diktator ushtarak i Brazilit.

1998. Në një atentat në Tiranë para selisë së Partisë Demokratike opozitare vritet Azem Hajdari, njëri ndër themeluesit e saj.

1999. - Indonezia lejoi që një forcë ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, të hynte në Timorin Lindor për t'i dhënë fund dhunës në atë vend.

2002. - 119 persona gjetën vdekjen si pasojë e një aksidenti hekurudhor në lindje të Indisë. Treni "Rajdhani Express", që bënte të mundur lidhjen midis Kalkutës në lindje të Indisë dhe kryeqytetit Nju Delhi, doli nga shinat kur po kalonte mbi një urë.

2003. - Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Egjipti paralajmëruan Izraelin për dëbimin e presidentit palestinez, Yaser Arafat, meqenëse mijëra përkrahës të tij kishin premtuar se do t'a mbrojnë atë.

2005. - Këshilli i Sigurisë i KB-së i hoqi sanksionet kundër Libisë sepse autoritetet në Tripol e morën përgjegjësinë për shpërthimin e bombave të vëna në aeroplanin "Pan Amerika",  në vendin Lokerbi, Skoci në vitin 1988. Libia u pajtua që të paguajë gjithsej 2,7 miliardë dollarë dëmshpërblim për familjet e 270-të viktimave.

2009. - Vdiq filozofi francez Vil Ronis, një nga fotografët më të mëdhenj në shekullin e 20-të.

2009. - Vdiq Norman Borlaug, ekspert amerikan për patologjinë e bimëve. Në vitin 1970 e fitoi Çmimin Nobel për paqe, ndërsa në vitin 2007 medaljen e artë të Kongresit amerikan, që është dekorata më e lartë civile në SHBA.

QËNDRONI TË LIDHUR