• e mërkurë, 11 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

11 shtator 2024 (MIA) 


1524. - Lindi Pierre de Ronsard, poet francez nga koha e renesancës, udhëheqës i shkollës poetike "Plejada". Përmbledhjet e tij kryesore janë "Shko", "Himnet", "Elegjitë" dhe të tjera. Vdiq më 27 dhjetor të vitit 1585. 

1830. - Shpallet Republika e Ekuadorit si pjesë e konfederatës së Kolumbisë.  

1862. - Lindi poeti amerikan William Sidney Porter, i njohur si O. Hery, krijues i zhanrit specifik - tregime të shkurtëra humoristike dhe pak ironike me përfundim të papritur.  

1777. - Gjatë luftës amerikane për pavarësi, britanikët mundin amerikanët e udhëhequr nga Xhorxh Uashington, në betejën e Brendvajn Krik. 

1850. - Rrethimi i Sevastopolit, operacioni kryesor në luftën e Krimesë, përfundoi ne marrjen nga ana e francezëve, britanikeve dhe piementezëve të bazës detare kryesore ruse ne Detin e Zi. 

1883. - Lindi Grigori Jersejens Zenovjev, udhëheqës poltik rus. Ai ishte bashkëpunëtor i Leninit ne formimin e Partisë Bolshevike dhe figurë kryesore në Partinë Komuniste të viteve 1920. 

1885. - Lindi David Herbert Lorens, poet, eseist dhe romancier britanik. Ai u bë i famshëm për veprat gjysmë antibiografike "Bij dhe dashnor" dhe atë "Dashnori i Ledi Saterli". 

1917. - Lindi ish presidenti i Filipineve Ferdinando Markos, një nga presidentët më popullorë të të këtij vendi. Ai u rrëzua nga një kryengritje popullore në vitin 1986 dhe vdiq ne mërgim në vitin 1983 ne Havai. 

1943. - Nënkryeministri dhe Ministri Punëve Botore, Iliaz Agushi shpalli "Pamvarsinë e Shqiperisë me kufinjtë që i cakton gjuha dhe gjaku", duke i dhënë fund marrëveshjeve që sanksiononin bashkimin me Italinë. 

1943. - Shënon Pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania Naziste. 

1943. - Prefekti i Prizrenit Asllan Boletini filloi përgatitjet për të mbajtur Lidhjen e Dytë te Prizrenit, qe u mblodh pese dite me vone.

1944. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Armata e parë amerikane kaloi kufirin gjerman. 

1948. - Vdiq në moshën 71 vjeçare Muhamed Ali Xhinah, politikan mysliman indian. Ai ishte guvernatori i parë i përgjithshëm i Pakistanit, kur ky vend fitoi pavaresinë më 1947. 

1963. - Një aeroplan "Vikers", i linjave Vikinga, i nisur nga aeroporti i Parisit, rrëzohet në një majë mali pranë Perinjan në Francën Jugore. Gjatë aksidentit vdiqën 36 pasagjerë dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit. 

1971. - Vdiq në moshën 77 vjeçare Nikita Sergejviç Hrushov, ish udhëheqësi i Partisë Komuniste sovjetike. Ai denoncoi Stalinin dhe hapi rrugën për bashkëekzistencën paqësore. 

1973. - Presidenti Salvador Allende i Kilit vdiq gjatë një grushti shteti, i udhëhequr nga Augusto Pinoçet që çoi në përmbysjen e qeverisë. 

1978. - Opozitari bullgar Georgi Narbor qëllohet me një ombrellë të helmuar në Londër. Ai vdiq katër ditë më vonë. 

1979. - Presidenti i Angolës, Afgostinjo Neto, vdiq ndërsa vizitonte Moskën. 

1981. - U nda nga jeta ne Ballsh, duke vuajtur denimin, Dom Mark Hasi famulltar në famullinë e Shkodrës. Ai u perndoq nga diktatura komuniste dhe u denua disa here. Dom Mark Hasi dënohet fillimisht me pushkatim me motivacionet ,"Agjitacion e Propagande" dhe "Tradheti ndaj Atdheut". Dënimi i kthehet në 25 vjet burgim, nga të cilat ben vetem 14 vjet e gjysmë. 

1994. - Vdiq në moshën 85 vjeçare aktorja Xhesika Tendi. Ajo interpretoi ne filmin "Një makinë me emrin Dëshirë" dhe fitoi Oskarin me filmin "Duke udhëtuar me zonjushën Deizi". 

1995. - Konferenca e katërt e grave e mbledhur me nismën e Kombeve të Bashkuara në Pekin e shpalli 11 shtatorin si Dita e të Rinjve. 

1997. - Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e plotëfuqishme e Nismës rajonale të Evropës Qendrore dhe Lindore për menaxhim me hapësirën ajrore (CIERVI). 

1997. - Në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove që u zhvillua në Kajro nga 1-11 shtator 1997 aktori Mirush Kabashi meritoi çmimin "Sfinksi i artë". Ai u vlerësua si aktori më i mirë i festivalit për interpretimin e rolit të Sokratit tek "Apologjia e Sokratit". Në festival morën pjesë 53 trupa teatrore nga shumë vende të botës. Në 56 shfaqje konkuruan 1000 aktorë dhe artisti shqiptar u cilësua si më i miri mes tyre. 

1998. - Duma ruse votoi për Jergeni Pirrabonin në postin e kryeministrit, duke kundërshtuar Vibtar Sernemirdin, i cili ishte zgjedhja personale e presidentit Boris Jelcin. 

2001. - Vdiq ministrja suedeze e Punëve të Jashtme Ana Lind. Ajo një ditë më parë mori plagë kur një person i panjohur e sulmoi me thikë në një qendër shtëpi tregtare në Stokhom. 

2001. - Aeroplanë amerikanë, të rrëmbyer nga terroristë të Al Kaidës, godasin dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonin, duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe shkatërrim të plotë të kullave. 

2003. - Disa shkencëtarë izraelitë arritën të zbulonin dhe të konfirmonin, në qytetin e Jeruzalemit, një tunel të përmendur në Bibël.Sipas kërkuesve të Universitetit Hebraik të Jeruzalemit, të drejtuar nga Amos Frumkin, ky objekt prej 516 metrash, njihet me emrin "Tuneli i Siloes", që është ndërtuar rreth viteve 700 përpara Krishtit dhe që është objekti më i hershëm biblik i epokës së Hekurit (që shtrihet nga 1150-586 para Krishtit). 
2005. - Rifat Kukaj vdiq në Ulqin. Ai u lind më 25 tetor 1938 në Tërstenik të Drenicës. U shkollua në vendlindje dhe Prishtinë. Ka botuar mbi 50 vepra letrare, vëllime me poezi për fëmijë, vëllime me tregime e me poezi për të rritur. Ai ka shkruar mbi 30 vepra të dramatizuara. Eshtë fitues i shumë çmimeve letrare. Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. 

2007. - Në Vjenë vdiq Joe (Josef Erich) Zawinul, pianist dhe kompozitor austriak, njëri ndër xhaz-muzikantët më me ndikim të ditëve të sotme. Ai dy herë ishte pjesëmarrës i "Xhaz festivalit të Shkupit", në vitin 1994 dhe 1996. Lindi në Vjenë, më 7 korrik të vitit 1932. 

QËNDRONI TË LIDHUR