• e mërkurë, 11 shtator 2024

Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu dhe bubullima

Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu dhe bubullima

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu, veçanërisht paradite dhe me paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej shtatë deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja nga 17 deri në 27 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të përkohshëm, ndërsa pasdite me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior.

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës do të ketë kushte për shi lokal. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare jugperëndimore.

Siç informon DPHM, deri të shtunën do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temepratura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja nga 19 deri në 28 gradë.

Të dielën do të jetë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e ditës do të arrijë 23 gradë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR