• e diel, 15 shtator 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal

Shkup, 14 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor (në disa vende mbi 70 km/h). Temperatura minimale do të jetë nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja nga 18 deri 26 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të përkohshëm lokal. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 23 gradë.

Sipas DPHM-së, nga e diela temperaturat do të jenë në rënie. Vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshëm. 

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR