• e hënë, 16 shtator 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, në pjesët jugperëndimore erë me fuqi mbi 70 km/orë

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, në pjesët jugperëndimore erë me fuqi mbi 70 km/orë

Shkup, 15 shtator 2024 (MIA) - Moti në mëngjes do të jetë më i freskët, gjatë ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor deri në atë jugperëndimor e cila kryesisht në pjesët jugperëndimore të vendit do të jetë më e fortë përkatësisht mbi 70 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe kushte për shi në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 20 gradë.

Moti në ditët në vijim do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut me intensitet të ndryshëm. Temperaturat në periudhën në vijim do të jenë më të ulëta, ndërsa kah mesi i javës në disa vende priten edhe reshje më të rrëmbyeshme. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR