• e hënë, 07 tetor 2024

Në Kodrën e Diellit gjatë mëngjesit janë matur tre gradë Celsius, sot me vranësira të ndryshueshme dhe erë me temperatura deri 24 gradë

Në Kodrën e Diellit gjatë mëngjesit janë matur tre gradë Celsius, sot me vranësira të ndryshueshme dhe erë me temperatura deri 24 gradë

Shkup, 15 shtator 2024 (MIA) - Në mëngjes temperatura më e ulët është matur në Kodrën e Diellit tre gradë, në Berovë dhe Lazaropole katër, në Kriva Pallankë pesë, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë gjashtë në Shkup-Petrovec, Prilep dhe Kumanovë tetë gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Pretor, Shtip, Demir Kapi, Vinicë, Strumicë, Kavadar dhe Veles nëntë gradë, në Tetovë, Ohër dhe Manastir 10 dhe në Gjevgjeli 11 gradë.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Kumanovë 7l/m2, në Kriva Pallankë 6l/m2, Lazaropole 3, Hanet e Mavrovës 2, Shkup-Zajçev Rid dhe Pretor 1l/m2.

Moti gjatë natës ishte i kthjellët, në mëngjes me diell dhe vranësira të vogla, në pjesët perëndimore me vranëdisa metare lokale. Fryn erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje lokale të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në disa vende në pjesët jugperëndimore erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi perëndimor deri në jugperëndimor (mbi 60 km/h). Temperatura maksimale do të arrijë nga 16 deri 24 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe erë të lehtë deri në mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë 20 gradë Celsius. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR