• e enjte, 27 qershor 2024

Në ditën e parë të majit moti i ndryshueshëm dhe më i ngrohtë, pasdite reshje lokale të shiut

Në ditën e parë të majit moti i ndryshueshëm dhe më i ngrohtë, pasdite reshje lokale të shiut

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë dukuri lokale të reshjeve të shkurtra dhe të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima të rralla, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.  Pasdite dhe nga fundi i ditës në disa pjesë të fushëgropës do të ketë reshje të hskurtëra të rrëmbyeshme të shout dhe dukuri të bubullimave të rralla. Temperatura minimale do të zbresë deri 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.

Në ditët në vijim pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Të enjten në disa vende do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të lig afatshkurtë me erë të përforcuar dhe kushte për dukuri të izoluar të breshrit.

Temperatura ditore nga e enjtja deri të shtunën do të jetë në rënie graduale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR