• e shtunë, 29 qershor 2024

Në Beograd vritet vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së FBeH-së

Në Beograd vritet vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së FBeH-së

Beograd, 27 maj 2024 (MIA)- Vëllai i Vojin Mijatoviqit, nënkryetar i Qeverisë së Federatës së Bosnje e Hercegovinës dhe ministër federal është vrarë të dielën në Beograd.

Lajmi është raportuar nga portali “Dnevni avaz” duke iu referuar burimeve.

Sipas informacioneve të tyre, ai ka tentuar ta mbrojë djalin e tij të mitur nga një grup huliganësh të cilët sipas raportimeve më pas kanë sulmuar vëllain e Mijatoviqit dhe e kanë therur me thikë, transmeton Klankosova.tv.

Një version tjetër i historisë është se vëllai i Mijatoviqit u përpoq të mbronte një fëmijë të lagjes nga huliganët.

Sulmi ka ndodhur në Karaburmë rreth orës 15:10. Policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka ndaluar të dyshuarin. Hetimi është në vazhdim dhe ministri Mijatoviq është nisur për në Beograd.

 

QËNDRONI TË LIDHUR