• e hënë, 01 korrik 2024

BE-ja i plotësoi listat e të sanksionuarve për mbështetje të agresionit ndaj Ukrainës dhe për financimin e grupeve palestineze

BE-ja i plotësoi listat e të sanksionuarve për mbështetje të agresionit ndaj Ukrainës dhe për financimin e grupeve palestineze

Bruksel, 29 qershor 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së mori vendim që të vendosë sanksione ndaj dy personave fizikë dhe katër personave juridikë për shkak të mbështetjes së agresionit rus në Ukrainë, si dhe ndaj gjashtë individëve dhe tri kompanive përgjegjëse për financimin e grupeve palestineze. 

Në bazë të vendimit të parë, në listën e të sanksionuarve për "aktivitete me të cilat minohen ose rrezikohen integriteti territorial, sovraniteti dhe pavarësia e Ukrainës" janë shtuar biznesmenët rus Dmitrij Bellogllazov dhe Mihail Koncerev dhe kompanitë "Titul", "Iliadis", "Rasperia" dhe TransKontejner".

Në listën e dytë, të të sanksionurave për "financimin e grupeve Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez ose për ndihmë të aksioneve të tyre të dhunshme" janë përfshirë kompanitë "Zavaja Grup", "Larikom for Investment" dhe "Al Zavaja Grup", pronësi e biznesmenit sudanez Abdelbasit Hamza Elhasan Mohamed Kair, i cili është mjet i masave restriktive të BE-së nga janari i vitit 2024. Tri kompanitë ishin shfrytëzuar për fshehje dhe lehtësim të transaksioneve financiare për nevojat e Hamasit.

Në këtë listë janë shtuar edhe anëtari i Xhihadit Islamik Palestinez dhe kreu i Fondacionit "Muhxhat Al-Kuds, Xhamil Jusuf Ahmad Alijan, aksioner dhe anëtar i bordeve drejtuese të disa kompanive përmes të cilave u kryen aktivitete investimi për nevojat e Hamasit, Ahmed Sharif Abdallah Odeh, biznesmeni Zuheir Shamlah i cili mundëson transfertat financiare nga Irani në Hamas, anëtari i Byrosë Politike të Hamasit dhe kryetari i Shoqatës së Institucioneve Bamirëse, Ismail Barhoum, kreu i Byrosë së Degës Palestineze të Forcave "Kuds" - degë e Gardës Revolucionare Islamike Iraniane, Ali Morshed Shirazi dhe anëtari i Byrosë Politike të Hamasit përgjegjës për koordinimin e operativëve të grupit në Bregun Perëndimor, Maher Rebi Obeid.

Në listën e personave fizikë dhe juridikë të cilët janë mjet i masave restriktive të BE-së për shkak të aktiviteteve me të cilat minohen ose rrezikohen intergriteti territorial, sovraniteti dhe pavarësia e Ukrainës tani gjenden mbi 2.200 individë dhe subjekte, përderisa për financim dhe mbështetje të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez janë sanksionuar gjithsej 12 persona fizikë dhe tre subjekte.

Personave fizikë dhe juridikë të sanksionuar u është ngrirë pasuria në BE, ndërsa individëve dhe subjekteve nga Unioni u është ndaluar që tu dorëzojnë ose lënë në dispozicion mjete financiare dhe mallra. Gjithashtu individëve të përfshirë në sanksione u ndalohet hyrja në vendet anëtare të BE-së ose tranziti përgjatë territorit të tyre.

Vendimet për vendosjen e këtyre sanksioneve të reja tashmë janë publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

  

QËNDRONI TË LIDHUR