• e enjte, 18 korrik 2024

Murtezani dhe Çehaja paralajmërojnë thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Murtezani dhe Çehaja paralajmërojnë thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani realizoi takim me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja. Në takim është biseduar për bashkëpunimin dypalësh mes të dyja vendeve, me fokus në bashkëpunimin në kuadër të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar.

Siç bëri të ditur SÇE, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kultivojnë bashkëpunim të shkëlqyer në kuadër të këtij programi me gjithsej 24 projekte të përbashkëta të zbatuara në kuadër të IPA 1 dhe IPA 2, si dhe një projekt i përbashkët strategjik në vendkalimin kufitar Bellanoc - Stançiq.

Murtezani dhe Qehaja u pajtuan se ekziston kapacitet i shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit të tillë në kuadër të programit IPA 3 për bashkëpunim ndërkufitar përmes aplikimit të përbashkët në projekte dhe partnerë nga të dyja shtetet, në drejtim të tejkalimit të sfidave të përbashkëta dhe sigurimin e kushteve më të mira socio-ekonomike të banorëve në rajonin ndërkufitar. 

Ministri dhe ambasadori, siç bëri të ditur SÇE, konfirmuan se janë të gatshëm që bashkëpunimin e shkëlqyer ta kultivojnë dhe thellojnë në periudhën që vijon. fc/

Fotografia: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR