• e diel, 06 tetor 2024

Takimet dypalëshe të Mickoskit në Britaninë e Madhe: Prioritet kryesor i Qeverisë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore

Takimet dypalëshe të Mickoskit në Britaninë e Madhe: Prioritet kryesor i Qeverisë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Hristijan Mickoski pati disa takime dypalëshe, ndër të cilat edhe me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.

Siç thotë në video-deklaratën, është takuar me burrështetas nga rajoni dhe fqinjësia – me presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë – Aleksandar Vuçiq, Jakov Milatoviq dhe Rumen Radev, si dhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Në të gjitha këto takime, thotë Mickoski, ka pasur mundësi të diskutojë për sfidat për rajonin dhe për prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë.

"Prioriteti kryesor i Maqedonisë dhe Qeverisë së re Maqedonisë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përfundimisht gjetja e një zgjidhjeje të përhershme dhe të qëndrueshme për problemin që kemi me fqinjin tonë lindor. Më tej do të veçoja takimet që kam pasur me presidentin Zelenski, por edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Mishel, ku i kam prezantuar qartë qëndrimet e qeverisë së re maqedonase, thotë Mickoski në deklaratën e transmetuar nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Nga pjesëmarrja e tij në Samit, ai veçon fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët në një nga panelet, ku iu referua sfidave në energjetikë, lidhjen rajonale, por edhe atë që përfaqëson interesin e vendit tonë.

"Dhe kjo paraqet një lidhje praktike dhe rajonale, paraqet edhe sfidë për furnizimin në kohë dhe të qëndrueshëm të të gjithë konsumatorëve të energjisë, ndër të cilat do të veçoja gazin dhe energjinë elektrike. Interesi kryesor i Maqedonisë si shtet është që të jetë vend nëpër të cilin do të kalojnë tranzit burimet kryesore të energjisë që do të furnizojnë Evropën Qendrore", thotë Mickoski.

Në fund të video deklaratës, kryeministri shton se “po kthehemi me përshtypje të mira dhe me atë që është përfaqësim dinjitoz i interesave të vendit tonë këtu, në Oksford të Britanisë së Madhe”. ls/

Foto dhe video: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR