• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarri në rajonin e Negotinës ka përfshirë edhe kodrën me tulipan endemik

Zjarri në rajonin e Negotinës ka përfshirë edhe kodrën me tulipan endemik

Negotinë, 18 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në Negotinë ka përfshirë edhe kodrën me tulipan endemik, zonë nën mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale, reagojnë banorët e Negotinës.

"Kodra që mbijetoi një prej betejave më të rënda të Luftës së parë botërore, kodra ku ka tulipan endemik – nuk i mbijetoi paaftësisë së shekullit të 21-të", është komenti i postuar në Fejsbuk.

Thonë se bëhet fjalë për lokalitetin floristik të Orlovo Bërdos afër Krivollakut, ku janë regjistruar specie bimore endemike, si tulipani mariane (Tulipa mariannae), pastaj Hedysarum macedonicum, Salvia jurisicii e të tjera. Është shpallur monument i natyrës, si objekt që ka endemikë të rralla maqedonase.

Në vitin 2019, ambientalistët reaguan se nuk e duan deponinë e paralajmëruar për mbetjet industriale në Krivollak, të shqetësuar për të vetmen zonë të mbrojtur të natyrës në Negotinë, Orlovë bërdo. 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR