• e martë, 26 nëntor 2024

Sipas interpretimit tonë rreth Marrëveshjes së Prespës, jemi të qëndrimit se nuk e shkelim marrëveshjen me Greqinë, thotë Mucunski

Sipas interpretimit tonë rreth Marrëveshjes së Prespës, jemi të qëndrimit se nuk e shkelim marrëveshjen me Greqinë, thotë Mucunski

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Tema e Marrëveshjes së Prespës shumë pak është hapur në Samitin e NATO-s në Uashington. Në kuadër të kontekstit të NATO-s, do të thosha se pothuajse nuk kishte interes mbi temën e Marrëveshjes së Prespës. Me Greqinë patjetër të ketë dialog, por duhet të vepruar me koka të ftohta, deklaroi sonte ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski. Gjatë pjesëmarrjes në "Samo intervju" në Kanal 5 i pyetur nëse ka pasur tentativë për takim në Uashington me kryeministrin grek Kriakos Micotakis, tha se as nga ana jonë dhe as nga pala greke nuk është kërkuar ndonjë takim zyrtar.

"Kuptohet që kryeministrat e dy vendeve në periudhën e ardhshme do të duhet të takohen. Ne jemi fqinjë, fqinjë që duhet të bashkëpunojmë, fqinjë që duhet të kemi edhe shumë plane, sfida në aspektin ekonomik, tregtar, hapjen e pikave të reja kufitare", ka thënë Mucunski.

Ai vlerësoi se nuk konsiderojmë se kemi problem me Greqinë, sepse, thotë ai, "me veprimet tona e respektojmë Marrëveshjen me Greqinë".

"Për ne në këtë moment, nëse shikojmë strukturën e politikës sonë të jashtme, nuk konsiderojmë se ka ndonjë problem sepse ne, pavarësisht faktit që e kemi bërë të qartë se konsoderojmë se kjo marrëveshje ka qenë problematike kur u krijua, absolutisht besojnë në parimin se marrëveshjet duhet të respektohen. Dhe besojmë se me veprimet tona respektojmë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës. Dhe kur pala tjetër nuk mendon kështu, së pari ka mekanizma që ka të drejtë t'i aktivizojë brenda vetë marrëveshjes, por në të njëjtën kohë ka mundësinë të kërkojë të ketë bisedime. Do të them se në disa raste kam folur joformalisht me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë. Jemi dëgjuar para disa ditësh për situatën me zjarret dhe se edhe fqinji ynë Greqia në këtë moment po përballet me zjarre, por ne jemi këtu për të mbrojtur interesat tona që kemi. Dhe nga pikëpamja e qëndrimit tonë e interpretimit tonë të Marrëveshjes së Prespës në këtë moment jemi të qëndrimit se ne nuk e shkelim atë marrëveshje", ka thënë Mucunski.

I pyetur nëse mendon se Micotakis do të ndryshojë mendje, theksoi se nëse hapen kanalet e komunikimit, siç thotë ai, "do të bindemi se qëllimi duhet të jetë i përbashkët, ajo është që të mbështesim njëri-tjetrin në rrugën drejt zhvillimit të ardhshëm të të dyja vendeve".

Thotë se është fakt se të dyja vendet kanë interpretim të ndryshëm rreth Marrëveshjes.

"Po, kemi interpretim të ndryshëm dhe besoj se do ta tejkalojmë nëse pala tjetër dëshiron që sinqerisht kjo të tejkalohet", ka thënë mes tjerash ministri Mucunski.

 

QËNDRONI TË LIDHUR