• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i Kasamit me ministren Dimitrieska- Koçoska

Takim i Kasamit me ministren Dimitrieska- Koçoska

Tetovë, 18 korrik 2024 (MIA)- Sot është mbajtur takimi i parë i punës i kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ku është diskutuar për decentralizimin e komunave si një nga prioritetet e përbashkëta programore të koalicionit qeveritar.

Siç njoftojnë nga komuna e Tetovës, kjo praktikë e koordinimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Kryetari Kasami dhe ministrja Koçoska u dakorduan se komunat janë shërbimi i parë për nevojat e qytetarëve dhe janë motori për realizimin e investimeve kapitale të përcaktuara në buxhetin e shtetit.
Programi i posaçëm financiar prej 6 miliardë denarë deri në fund të vitit 2024 i përcaktuar me ribalancin është hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të kapaciteteve institucionale të njësive të vetëqeverisjes lokale për realizimin efikas të projekteve me rëndësi jetike për qytetarët”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Kasamit.

QËNDRONI TË LIDHUR