• e premte, 10 janar 2025

Mucunski në konferencën e dhjetë vjetore "Dialogu i Mesdheut" në Romë

Mucunski në konferencën e dhjetë vjetore

Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, dje dhe sot, me ftesë të kolegut të tij italian, Antonio Tajani, gjendet për vizitë pune në Romë, ku mori pjesë në konferencën e dhjetë vjetore "Dialogu i Mesdheut" dhe mbajti fjalim në panelin "Komisioni i ri evropian, prioritete të vjetra evropiane", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.

"Dialogu i Mesdheut", sqarojnë prej aty, është konferencë vjetore e nivelit të lartë për gjeopolitikën mesdhetare, e organizuar nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe ISPI (Instituti italian për studime politike ndërkombëtare). Qëllimi i saj është të rishqyrtohen qasjet tradicionale ndaj rajonit mesdhetar dhe të adresohen sfidat e përbashkëta në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Në fjalimin, ministri Mucunski e ka potencuar përkushtimin e Qeverisë për plotësimin e agjendës reformuese dhe finalizimin e dosjes evropiane. Ka theksuar se nevojitet rrjetëzim më i afërt dhe integrim i shtetit tonë në strukturat evropiane që e mbulojnë pellgun e mesdheut, si dhe interaksion të rritur me vendet nga Bashkimi Evropian. Mucunski, mes tjerash, ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes traditës së saj së dialogut ndëretnik, kozhezionit dhe zgjidhjes së qetë të kontesteve bilaterale, kontribuon për stabilitetin e Evropës Juglindore, duke promovuar vlera evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.

Mucunski, po ashtu, ka theksuar se realitetet gjeopolitike, si lufta në Ukrainë dhe eskalimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, e theksojnë nevojën për zgjidhje kolektive, të cilat i tejkalojnë përpjekjet individuale të shteteve të caktuara. Mucunski e ka theksuar rëndësinë e lidhshmërisë së Maqedonisë së Veriut me Evropën dhe Mesdheun më të gjerë, posaçërisht përmes Kooridoreve VIII dhe X, pjesë e Korridorit transportues evropian për lidhje të Evropës Juglindore dhe Qendrore.

Në mënyrë shtesë, ai e ka potencuar potencialin për burime të ripërtërishme të energjisë, i cili e pozicionon shtetin si lider në tranzicionin e gjelbër në rajon. bsh/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR