Kandidatët për anëtarë të Këshillit programor të RTMV-së do të paraqiten para Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve
- Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë seancë publike për kandidatët që i plotësojnë kushtet sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë.

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë seancë publike për kandidatët që i plotësojnë kushtet sipas Vendimit për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë.
Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancë më 10 prill e përfundoi shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura pas Vendimit për shpalljen e Konkursit Publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor të RTMV-së dhe nga 37 kandidatë të paraqitur, 24 kaluan. 13 kandidaturat u refuzuan për mungesë të dokumentacionit.
Ndër kandidatët që ishin në listën e përcaktuar, dominojnë të diplomuarit për gazetari, politologë, juridikë, por ka edhe aktorë, muzikologë, producentë dhe një elektroinxhinier dhe doktor i shkencave të ekonomisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s