Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore të shtetit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor.
- Post By Fitore Curri
- 07:33, 14 prill, 2025

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore të shtetit me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 18 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM, prej sot vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të përkohshme lokale të shiut.
“Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme jugore, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s