Taravari: Politika nuk duhet të jetë mjet për rehati personale, por shërbim ndaj popullit
- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një statusi në Facebook ka theksuar se kurrë nuk ka pasur lakmi për pushtet, ndonëse pranon se është e vështirë t’i rezistosh atij. Ai thekson se për të, politika ka qenë dhe do të mbetet një formulë e thjeshtë: çfarë po bëjmë për popullin dhe jo për veten apo rrethin e ngushtë.
- Post By Besnik Shuki
- 17:39, 13 prill, 2025

13 prill 2025
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një statusi në Facebook ka theksuar se kurrë nuk ka pasur lakmi për pushtet, ndonëse pranon se është e vështirë t’i rezistosh atij. Ai thekson se për të, politika ka qenë dhe do të mbetet një formulë e thjeshtë: çfarë po bëjmë për popullin dhe jo për veten apo rrethin e ngushtë.
“Ky ishte sistemi që kishte paralizuar shoqërinë tonë dhe ndaj kategorikisht nuk na lejohet ta përjetojmë”, shkruan Taravari, duke shtuar se problemet e sistemit nuk lidhen vetëm me emra, por me grupime dhe mentalitete.
Ai apelon për një ndryshim rrënjësor në qasjen politike dhe thekson rrezikun që sjell mungesa e këtij ndryshimi: “Ne mund të jemi emrat e njëjtë por duhet të ndryshojmë mentalitet, përndryshe do të biem sërish në qarkun e përfitimeve të pamerituara që më thjesht do të thotë: Rehatojmë kurrizin tonë mbi kurrizin e popullit”.
Arben Taravari
Foto: MIA arkiv
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.