Reagim i BDI-së ndaj konferencës për shtyp të ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski dhe prokurorit publik Kocevski
- Konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurorit publik Ljupço Kocevski përfaqëson karikaturën më të madhe të shtetit të kapur.
- Post By Fami Bajrami
- 08:19, 14 prill, 2025

Shkup, 14 prill 2025
Konferenca për shtyp e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe prokurorit publik Lupço Kocevski përfaqëson karikaturën më të madhe të shtetit të kapur.
Në vend që të ofrojnë drejtësi të vërtetë për tragjedinë në Koçan, para opinionit publik po demonstrohet një tregti me ndikim – një lloj mbrojtjeje transaksionale midis fajtorit kryesor, ministrit Toshkovski, dhe një prokurori që ndodhet nën presion politik, me funksionin e tij që varet nga vullneti i Kryeministrit.
BDI u bën thirrje profesionistëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Prokurorinë Publike që të mos lejojnë të bëhen pjesë e kësaj tregtie me ndikim dhe përmes kësaj të mos e legjitimojnë këtë pazar politik.
Drejtësia e vërtetë nuk guxon të fshihet përmes hetimeve selektive dhe performancave mediatike.
Opinionit publik i takon me të drejtë të kërkojë që përgjegjësia për tragjedinë e tmerrshme në Koçan të caktohet saktë dhe drejt.
Ajo që po na shfaqet nuk është drejtësi – por një agresion institucional i njëanshëm ndaj popullit shqiptar në këtë vend.
Bashkimi Demokratik për Integrim
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.