Në trajtim jashtë vendit dhe në spitalet e vendit ka edhe 12 pacientë nga zjarri në Koçan, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, tha Klekovski
- Gjendja e të lënduarve në zjarrin tragjik në Koçan po ndiqet vazhdimisht, ka përparim në trajtimin e tyre që po realizohet në spitalet vendore, ndërsa shteti ka kapacitet për të përmbushur nevojat për trajtim të mëtejshëm, theksoi drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësor (FSSH), Sashko Klekovski, në panel diskutimin e sotëm "Koçani është prioriteti ynë" në Qeveri.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:38, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Gjendja e të lënduarve në zjarrin tragjik në Koçan po ndiqet vazhdimisht, ka përparim në trajtimin e tyre që po realizohet në spitalet vendore, ndërsa shteti ka kapacitet për të përmbushur nevojat për trajtim të mëtejshëm, theksoi drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësor (FSSH), Sashko Klekovski, në panel diskutimin e sotëm "Koçani është prioriteti ynë" në Qeveri.
"Aktualisht kemi 12 të lënduar në trajtim në spital, prej të cilëve shtatë janë jashtë vendit. Dy në Serbi, dy në Greqi, dy në Turqi, një në Slloveni dhe pesë ndodhen në vend. Një pacient është ende, mund të themi, në gjendje të rëndë, ndodhet në Slloveni sepse kanë vendosur që ta rehabilitojnë atje. Nga të tjerët që po trajtohen, kemi 16 që po marrin trajtime me plazmë të pasur me trombocide dhe pa pasur plazmën të pasur me trombocide, gjashtë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe dhjetë në "Shën Naumi i Ohrit". Për ndërrim të fashave dhe trajtime të ngjashme ka 38 të lënduar, në spitalet "8 Shtatori", "Shën Naumi i Ohrit", "Axhibadem Sistina" dhe pesë në Koçan. Në terapi fizikale janë 46 persona, nga të cilët të gjithë në Koçan, vetëm një person është në "8 Shtatori" sepse po i bëhen edhe ndërrim të fashave dhe terapi fizikale", theksoi Klekovski.
Vendimi për kthimin e të lënduarve për trajtim në vend u mor pasi ka tre spitale me kapacitete për trajtime të përshtatshme shëndetësore, ndërsa veçanërisht janë arritur rezultate të mira me trajtimin me plazmë. Ai theksoi se në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit është siguruar personel mjekësor për realizimin e terapisë fizikale.
Sipas drejtorit të FSSH-së, procesi i trajtimit të të lënduarve do të zgjasë për një periudhë më të gjatë, ndërsa shtatë mjekët në grupin e punës janë nga klinikat që kanë marrë pjesë në pranimin e të lënduarve pas zjarrit tragjik. Në periudha kohore nga një deri në dy muaj, ata do të bëjnë vlerësime për përparimin e rikuperimit të të lënduarve. qa/
Foto: MIA