• e premte, 05 dhjetor 2025

Shaban Saliu si ish drejtor i DMSH-së: Nuk ndjej absolutisht asnjë faj për zjarrin në Koçan

Shaban Saliu si ish drejtor i DMSH-së: Nuk ndjej absolutisht asnjë faj për zjarrin në Koçan

Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe kryetar i partisë politike Forcat Demokratike të Romëve, Shaban Saliu, i cili është i përfshirë në hetimin e zjarrit në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan, sot ka deklaruar se nuk ndjen absolutisht përgjegjësi apo faj.

I pyetur nga një gazetar për përgjegjësinë e tij në lidhje me rastin e zjarrit në diskotekën "Puls" në Koçan dhe për faktin se është përfshirë në hetim si ish drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ai tha se nuk ndjen absolutisht asnjë përgjegjësi.

Sa i përket hetimit, ai tha se është i nevojshëm në raste të caktuara. sa/

FOTO: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR