• e premte, 05 dhjetor 2025

Ambasadorja japoneze Secuko për vizitë në MIA në takim me drejtorin Janevski

Ambasadorja japoneze Secuko për vizitë në MIA në takim me drejtorin Janevski

Shkup, 5 qershor 2025 (MIA) - Ambasadorja e Japonisë, Secunko Kavahara sot qëndroi për vizitë në MIA në takim me drejtorin Darko Janevski. 

Në këtë takim Kavahara dhe Janevski biseduan për rëndësinë e MIA-s në hapësirën mediatike të Maqedonisë, ku ambasadorja theksoi rëndësinë e Agjencisë në informimin objektiv të publikut.

Në takim të dy bashkëbiseduesit biseduan për punën e Agjencisë, për gazetarinë profesionale, rëndësinë e MIA-s në luftën kundër lajmeve të rreme, si dhe gjithçka që MIA mund të bëjë për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë, siç u vlerësua, jashtëzakonisht të mira mes dy shteteve.

Janevski theksoi se, megjithëse dy shtetet janë larg, ato mund të afrohen edhe më shumë duke shkëmbyer gjithçka që është e rëndësishme për to, me qëllim që qytetarët të marrin më shumë informacione për njëri-tjetrin. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR