• e premte, 05 korrik 2024

MPB kërkon procedura për kundërvajtje kundër Kasamit dhe Ganiut

MPB kërkon procedura për kundërvajtje kundër Kasamit dhe Ganiut

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, më saktë Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Krim të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm, në koordinim me Sektorët e Punëve të Brendshme Shkup dhe Tetovë në gjykatat themelore kompetente ka ngritur kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër personave juridikë Komunës Çair dhe Komunës Tetovë dhe kryetarëve Visar Ganiu dhe Bilall Kasami. 

Siç thuhet në kumtesën e MPB-së, gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të Kosovës në vend, të kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes së organizuar më 11 gusht në rrugën "Ferid Murati" në Shkup dhe në Sheshin e Qytetit në Tetovë, nuk është vepruar në përputhje me Ligjin për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Gjatë manifestimeve të organizuara me atë rast, nuk është intonuar himni shtetëror dhe nuk është valuar flamuri shtetëror i Republikës së Maqedonisë Veriut, me çka është bërë kundërvajtje në bazë të nenit 30 nga ligji i njëjtë", thuhet në kumtesë. 

Nga MPB theksojnë se vazhdojnë me kërkimin e personit, "i cili në njërin nga manifetsimet ka ngritur flamurin e Shqipërisë së madhe dhe pasi që të gjendet ai, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR