Moti sot pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu
- Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:37, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë.
Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të bie deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë.
Pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Procese më intensive priten nga mesi i javës së ardhshme, kur reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të shoqërohen me bubullima dhe erëra të forta (mbi 60 kilometra në orë). Lokalisht do të ketë reshje të mëdha shiu (mbi 20 litra për metër katror në 24 orë).
Deri të enjten do të fryjë erë jugore, e cila nesër do të shtojë intensitetin, ndërsa nga e premtja do të fryjë nga veriu. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s