• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu, pasdite vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesën perëndimore erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, informoi Drejtoria për për Çështje Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri 23 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndëryshuesme, paradite me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa pasdite me vranësira mesatare me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë

Nga DPHM-ja paralalajmërojnë se deri në fund të kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Nga pasditja e së premtes, gjatë natës dhe të shtunën, reshjet në disa vende do të jenë të dendura dhe të rrëmbyeshme (mbi 30 l/m2) dhe të shoqëruara me bubullima. Të premten dhe në ditët e fundjavës, veçanërisht gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar deri hesë pas herë e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). ls/

Foto: Arkivi i  MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR