3 dhjetor 2025
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar do ta vizitojë shkollën e mesme shtetërore me qendër burimore "Partenia Zografski" Shkup. (10:45)
Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 72-të. (Salla "Maqedonia"/11:00)
Bruksel - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski për vizitë pune në Bruksel.
Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski do të mbajë fjalim në "Forumin e Biznesit-Shkup" që organizohet si rezultat i bashkëpunimit ndërqeveritar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. (h. Aleksandar Pallas/12:00)
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adrianа Mesaroviq, do të nënshkruajnë një Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë. (Qeveria e RMV-s/09:40)
Shkup - Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademit do të mbajë konferencë për mediat. (Selia e BDI-së Shkup/ 12:00)
Shkup - Konferenca MASIT 2.0- "Recode Reality" në organizim të Odës Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikimit MASIT. (r. Park by RAGUSA/09:00, deklarata për mediat e kryetarit të MASIT, Jordan Dimitrievskit dhe ministrit për Transformim Digjital, Stefan Andonovski/09:45)
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të marrë pjesë në panel diskutimin "Kush do ta kodojë të ardhmen? - Edukimi, kuadri dhe nevojat e industrisë së TIK-ut", si pjesë e konferencës vjetore të MASIT – Odës Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikim. (r. Park ragusa/12:30)
Shkup - Këshilli gjyqësor i RMV-së do të mbajë seancën e 532-të. (salla e Këshillit gjyqësor/10:00)
Shkup - Gjykata kushtetuese do të mbajë seanën e 26-të. (salla e Gjykatës kushtetuese/09:30)
Shkup - Konferenca e parë rajonale për mbrojtje nga zjarret, në organizim të SFPE North Macedonia – Shoqata e inxhinierëve për mbrojtje nga zjarret, me pjesëmarrje të ekspertëve, profesorëve, kompanive, institucioneve dhe vizitorëve nga 23 vende. (h."Hilton"/10:00)
Shkup - Shoqata SOS VITA do të mbajë një ngjarje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. (r.JAFA GOLD/19:00)
________________________________________________________________
*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*