• e enjte, 04 dhjetor 2025

Moti sot me vranësira dhe reshje lokale shiu

Moti sot me vranësira dhe reshje lokale shiu

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu, më të dendura në pjesët juglindore (lokalisht mbi 30 l/m² për 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të jenë në interval nga 4 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të bien deri 6, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri 11 gradë.

Deri të shtunën, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me reshje lokale të shiut. Në pjesët perëndimore dhe jugore, reshjet do të jenë më të dendura (lokalisht mbi 30 l/m² në 24 orë). Nga e diela moti do të stabilizohet. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR