• e enjte, 27 qershor 2024

Mot me diell dhe ngrohtë, temperatura deri në 36 gradë

Mot me diell dhe ngrohtë, temperatura deri në 36 gradë

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 8.

Në Shkup me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të mbetet mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare lokale, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të rreshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima.

"Nga fillimi i javës së ardhshme të punës, temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore rreth 40 gradë", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR