• e diel, 23 shkurt 2025

Shabani: Kërkojmë përgjegjësi për xhirimet shqetësuese nga Karnavali i Vevçanit

Shabani: Kërkojmë përgjegjësi për xhirimet shqetësuese nga Karnavali i Vevçanit

Shkup, 15 janar 2025 (MIA) – Nga Aleanca për Shqiptarët sot në konferencë për media kërkuan institucionet kompetente t’i dënojnë personat të cilët në Karnavalin e Vevçanit e simuluan skenën nga ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 dhe përpjekjes për atentat ndaj kryetarit të Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela në Kuvend. 

Isen Shabani, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët të Selës theksoi se dje ishim dëshmitarë të xhirimeve serioze dhe shqetësuese nga Karnavali i Vevçanit ku në formën më të rëndë, morbide dhe skandaloze u tallën me ngjarjet e 27 prillit dhe përpjekjen për atentat ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. 

“Me kthimin e VMRO-DPMNE-së në pushtet, ky karnaval sikur iu kthye traditës së vjetër, kur në të kaluarën ishte i njohur për ngjarje të ngjashme ofenduese të cilat nxisnin hakmarrje ndaj shqiptarëve. E kuptojmë edhe folklorin dhe satirën, por nuk tolerojmë dhe nuk pranojmë satirë për tragjedi personale, për ngjarje serioze të cilat në vete përfaqësojnë akt terrorist, ndërsa edhe më pak kur tallja është e drejtuar ndaj viktimës. Paraqitja në Karnavalin e Vevçanit është vazhdimësi, ndoshta edhe më serioze nga sulmi dhe përpjekja për vrasje nga 27 prilli i vitit 2017. Kërkojmë nga organet kompetente dhe të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë t’i dënojnë veprimet e tilla të cilat ndikojnë jo vetëm në ndjenjat personale dhe të familjes së zotëri Selës, por edhe të gjithë popullit në vend dhe më gjerë”, tha ai. 

Siç potencon Shabani, për këto veprime organizatorët dhe njerëzit të cilët e kanë kryer këtë shfaqje serioze dhe nënçmuese duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe raste të tilla të mos përsëriten. 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Aleanca për Shqiptarët ose “Fronti Evropian” bisedojnë të propozojnë emër të ri në vendin e kryetares së Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti për të cilën ishte votuar interpelancë, Iseni theksoi se për këtë çështje do të deklarohet vetë deputetja. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR