Takim Dimitrieska-Koçoska - Al-Sheibi: Mundësi të hapura për avancimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e projekteve zhvillimore përmes Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar të OPEK-ut
- Avancimi dhe përforcimi i bashkëpunimit me OPEK-un, përmes Fondit të Zhvillimit Ndërkombëtar dhe përkrahja e projekteve në vendin tonë, ishin në fokusin e takimit të ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me zëvendëskryetaren e Fondit Shaima Al-Sheibi, që u mbajt në selinë e OPEK-ut në Vjenë, me ç’rast ministrja merr pjesë në Forumin "Inviso", informon Ministria e Financave.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:26, 15 janar, 2025

Shkup, 15 janar 2025 (MIA) - Avancimi dhe përforcimi i bashkëpunimit me OPEK-un, përmes Fondit të Zhvillimit Ndërkombëtar dhe përkrahja e projekteve në vendin tonë, ishin në fokusin e takimit të ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me zëvendëskryetaren e Fondit Shaima Al-Sheibi, që u mbajt në selinë e OPEK-ut në Vjenë, me ç’rast ministrja merr pjesë në Forumin "Inviso", informon Ministria e Financave.
Në takim ajo i ka theksuar përpjekjet që i bën Qeveria në realizimin e investimeve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, me qëllim të përshpejtimit të aktivitetit ekonomik dhe arritjes së niveleve më të larta të rritjes ekonomike. Ajo iu referua edhe projektet që po realizohen, si dhe projektet për të cilat mund të zhvillohet bashkëpunim në të ardhmen. Para se gjitash, këtu bëhet fjalë për projekte investuese në fushën e infrastrukturës, energjetikës, shëndetësisë etj..
Gjatë takimit, nga të dyja anët u theksua përkushtimi për vazhdimin dhe përforcimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe mundësinë që nëpërmjet këtij partneriteti të sigurohen mjetet për financimin e projekteve infrastrukture siç janë ato rrugore, hekurudhore, projektet në mjedisin jetësor dhe të ngjashme.
Fondi Ndërkombëtar i Zhvillimit të OPEK-ut është institucion zhvillimor financiar shumëpalësh i cili financon projekte që destinohen mbi stimulimin e rritjes ekonomike dhe progresit social në vendet në zhvillim. Deri më tani, Fondi i OPEK-ut ka investuar më shumë se 27 miliardë dollarë amerikanë në projekte zhvillimore në mbi 15 vende.
Foto: Ministria e Financave