• e enjte, 23 janar 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim lamtumirës i ministrit Mucunski me ambasadorin e akredituar të Australisë, Daniel Emeri

Takim lamtumirës i ministrit Mucunski me ambasadorin e akredituar të Australisë, Daniel Emeri

Shkup, 15 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e akredituar të Komonuelthit të Australisë në vendin tonë, Daniel Emeri, bën të ditur ministria.

Në takim, ministri Mucunski falënderoi ambasadorin Emeri për siç tha, kontributin e tij të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve gjatë mandatit të tij.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesit iu referuan shënimit të përvjetorit - 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur diaspora maqedonase në Australi. Ata vlerësuan se kjo paraqet një urë të vërtetë që lidh qytetarët e dy vendeve dhe një faktor domethënës në bashkëpunimin dypalësh.

Theks i veçantë është vënë në mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve.

Ministri Mucunski dhe ambasadori Emeri diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë fushën e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës dhe turizmit. Në takim u shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

foto: MPJTJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR