• e diel, 30 qershor 2024

Mot me diell dhe më i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare

Mot me diell dhe më i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare

Shkup, 29 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe më i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 29 deri 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri 34 gradë.

Në ditët e fundjavës dhe të hënën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë.

Të martën pritet përsëri destabilizim i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme, lokalisht në formë të stuhisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR