• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski nga Dubrovniku: Qeveria është e fokusuar fuqishëm në reformat evropiane, përmes sundimit të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik

Mucunski nga Dubrovniku: Qeveria është e fokusuar fuqishëm në reformat evropiane, përmes sundimit të drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik

Shkup, 30 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërlliç Radman, mori pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku foli në sesionin e veçantë "Hapja e potencialit të reformave të Ballkanit Perëndimor", me çka foli për perspektivat për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. 

Në fjalimin e tij Mucunksi, siç informojnë nga kabineti i tij, theksoi se edhe pse vendi është dëshmitar i "bilateralizimit" të procesit eurointegrues, ndërsa më pari edhe i anëtarësimit në NATO, si dhe aplikimi i shumëfishtë i standardeve të dyfishta nga ana e institucioneve të BE-së, megjithatë kombi ynë është komb pro-evropian, ndërsa shumica e popullit tonë e mbështet agjendën evropiane, sepse nuk ka rrugë më të mirë nga anëtarësimi i plotfuqishëm i vendit në BE.

Në pjesën e reformave dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, Mucunski theksoi se qeveria e tij është e fokusuar fuqishëm në procesin e integrimit evropian, përmes sigurimit të standardeve evropiane në vend, gjegjësisht luftën me krimin dhe korrupsionin, sundimin e drejtësisë dhe zhvillimin ekonomik.

I pyetur për konceptin e anëtarësimit në Tregun e vetëm para integrimit të plotë në BE, Mucunski, thuhet në kumtesë, ka theksuar se pavarësisht edhe pse BE e parasheh këtë proces, duke e përfshirë edhe konceptin për integrim gradual, nuk do të ketë dyshim nga ana jonë nëse rezultati përfundimtar është anëtarësimi i plotë në BE. fc/

Fotografia: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR