• e martë, 01 tetor 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira , me shi dhe erë

Mot i ndryshueshëm me vranësira , me shi dhe erë

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të fuqishme, në disa vende përkohësisht e fuqizuar nga drejtimi jugor (mbi 60 kilometra në orë). Pasdite nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të ketë reshje të shiut, së pari në pjesët perëndimore. Në orët e natës reshjet do të përphapen kudo dhe në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 13, ndërsa ajo maksimale prej 21 deri 24 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me erë të fuqishme të përforcuar jugore. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut, në disa pjesë të luginave më të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 23 gradë, njoftoi DPHM. 

Të shtunën moti do të jetë i vranët dhe më i freskët me reshje të shiut, në disa vende më të vëllimshme (mbi 30 litra në m2), ndërsa lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Të dielën do të fryjë erë e fuqishme jugore, ndërsa reshje të shiut priten pasdite në pjesët perëndimore. 

Pastaj, gjatë javës së ardhshme të punës do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm dhe më me diell, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të larta, por me trend të uljes graduale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR