• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mitreski: Të bisedojmë për dy propozimet për anëtar të KSHZ-së dhe të sigurohet konsensus për shumicë prej dy të tretave

Mitreski: Të bisedojmë për dy propozimet për anëtar të KSHZ-së dhe të sigurohet konsensus për shumicë prej dy të tretave

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, i cili ishte koordinator i deritanishëm i grupit parlamentar të LSDM-së, thotë se në takimin e djeshëm me deputetët e opozitës shqiptare Lidhjes Evropiane për Ndryshim ka propozuar nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve që në seancë plenare të arrijnë dy propozimet për zgjedhjen e anëtarit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe të arrihet situata që të sigurohet shumicë prej dy të tretave. 

"Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së është e rëndësishme, sepse është shumë e rëndësishme që të mos lëmë asnjë njollë në drejtim të organizimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Unë thashë se në ditët në vijim do të përpiqem të bisedoj me të gjitha grupet parlamentare, që më në fund të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje. Pse? Sepse zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së bëhet me shumicë prej dy të tretave. As pushteti dhe as opozita nëse nuk ngrihemi dhe nuk sigurojmë konsensus, nuk do të sigurojmë shumicë prej dy të tretave. Unë sugjerova që është mirë të lëvizim procesin, nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve deri në plenum, për të dalë me dy propozimet dhe për të diskutuar të dy propozimet dhe për të sjellë situatën në aktin e votimit, në fakt për të siguruar shumicë prej dy të tretave", tha Mitreski në paraqitjen e sotme si mysafir në "Tema e ditës" në Ditarin e Televizionit Sitel.

Në lidhje me koalicionet për zgjedhje, Mitreski potencoi se po bëhen analiza dhe bisedime me partitë dhe se nuk kanë marrë ende kurrfarë vendimi. 

"Sigurisht që po bëhen analiza. Sigurisht që ka bisedime. Për momentin nuk ka asnjë vendim se si kjo do të zbatohet në zgjedhje, sepse janë duke u bërë analizat. Unë pres që qytetarët në fund të zgjedhin një të ardhme evropiane, një të ardhme që do të sigurojë një jetesë më të mirë, një të ardhme drejt botës demokratike që synojmë si një shtet i ri demokratik që duhet ende të punojë në këtë çështje. Vlerësoj që në fund të fundit nuk kemi alternativë tjetër përveç asaj evropiane, sepse deri më tani nuk kemi dëgjuar që dikush të ofrojë alternativë tjetër", tha ai.

Spikeri theksoi se kanë marrë shkresë se të gjitha propozim ligjet e nënshkruara nga ish kryeministri Dimitar Kovaçevski mbeten në procedurë të njëjtë. 

"Pra, ka pasur raste të tilla edhe më parë. Edhe në këtë mandat të Kuvendit pati ndryshime të tri qeverive. Procedura është që ne i drejtohemi qeverisë, ne themi se cilat janë ligjet, ata na drejtohen dhe na thonë se a mbeten në tekstin e ligjeve me të besuarit e rinj, në fakt në këtë rast të besuarit e rinj janë edhe zëvendësministrat plotësues nga ministritë përkatëse. Gjatë ditës së djeshme kam marrë një shkresë që të gjitha ligjet që ishin propozuar deri atëherë mbeten në fuqi. Të gjithë propozim-ligjet mbeten në të njëjtën procedurë", tha ai.

I pyetur se gazetarë nga Kosova dhe Shqipëria kanë pasur trajtim të veçantë në ditën e zgjedhjes së Qeverisë teknike, Mitreski tha se pak minuta para fillimit të seancës është njoftuar se ka pasur interesim të madh për pjesëmarrje në galeri dhe theksoi se "ka dhënë udhëzime që të sigurohen kushte njerëzore për funksionimin e galerisë, në kuptimin e hapjes së të gjitha hapësirave të mundshme atje, në mënyrë që gazetarët të kryejnë pa pengesa rolin e tyre".

"Gjatë ditës së djeshme dhe në koordinimin e parë thashë që ajo hapësirë ​​e galerisë të jetë e hapur pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës, nëse nuk ka përfaqësues nga kori diplomatik apo pjesëmarrje të njerëzve nga kabineti i presidentit. Pra, edhe atëherë dhe atë ditë edhe në të ardhmen, e gjithë galeria do të jetë gjithmonë e hapur për gazetarët, sepse mendoj se ata duhet të kenë kushte të mira për të funksionuar. Përndryshe, në të njëjtën ditë u bë edhe zgjedhja e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues, ku vendet lart ne galeri saherë qe zgjidhen zëvendësministra dhe zëvendësministra plotësues, ne fakt ata ulen në galeri, jo poshtë ne sallën plenare ku ulen ministrat gjatë zgjedhjes së tyre", tha ai.

Në lidhje me atë se VMRO-DPMNE-ja nuk mori pjesë as në koordinimin e parë të hënën, Mitreski theksoi se do të bëhet çmos që të sigurohet funksionim normal në Kuvend. 

"E kam thënë edhe në deklaratën e parë edhe në seancë plenare kur po bënim pranim-dorëzim të funksionit me zotëri Xhaferin se do të bëj çmos që të jem në komunikim me të gjithë deputetët, normal me theks opozitën sepse mendoj se duhet të ketë komunikim. Por, duhet të them gjithashtu se komunikimi duhet të jetë i dyanshëm. Është rrugë me dy kahje, duhet të ketë edhe një anë tjetër. E thashë dhe e përsëris se do të bëj të gjitha përpjekjet, do të bëj çmos në drejtim të komunikimit për të siguruar funksionimin normal dhe efikas të Kuvendit gjatë kësaj periudhe dhe për sa kohë konsideroj, mendoj, e shoh këtë nga tjetër se ajo që po bëhet është në interes të qytetarëve", tha spikeri Mitreski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR