• e premte, 05 dhjetor 2025

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën në Koçan, prindërit vendosën banderolë me fotografi të të vdekurve

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën në Koçan, prindërit vendosën banderolë me fotografi të të vdekurve

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Me fjalime hyrëse të mbrojtjes sot në gjykatën e Idrizovës vazhdon gjykimi për zjarrin në diskoteken "Puls" në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, përfshirë fëmijë dhe mbi 200 u lënduan.

Pasi të gjithë të pandehurit deklaruan në seancën e mëparshme se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen, prindërit e të ndjerëve sot vendosën një banderolë para gjykatës me fytyrat e të gjithë 63 fëmijëve që humbën jetën në zjarrin në diskoteken "Puls", duke thënë se ishte shumë kontradiktore që asnjë nga të pandehurit nuk e pranoi fajësinë.

"A duhet ne prindërit t'ua kujtojmë se pse janë në sallën e gjyqit? Asnjëri prej tyre nuk kishte asnjë grimcë ndërgjegjeje dhe njerëzimi për të pranuar fajin e tyre. Dhe të gjithë e dimë se kush është fajtor dhe shpresoj se do të marrim drejtësi për fëmijët tanë", tha një nga nënat.

Seanca e sotme e gjyqit mund të ndiqet drejtpërdrejt në MIA Youtube dhe MIA Facebook.

Avokati i të pandehurit Xhevair Kamberi nga Ministria e Ekonomisë në rastin "Puls", tek i cili javën e kaluar u tha se se janë gjetur 13 telefona celularë dhe një laptop, e informoi Gjykatën se pronari i vërtetë i pajisjeve ishte gjetur dhe identifikuar dhe kërkoi që Gjykata të kontaktojë Burgun e Shkupit për ta verifikuar këtë.

Para fillimit të seancës së sotme, para Gjykatës folën edhe disa nga përfaqësuesit e tjerë ligjorë të palëve të dëmtuara, të cilët deklaruan se po i bashkohen ndjekjes penale dhe po njoftojnë një kërkesë pasurore.

Një pjesë e tyre shprehën ngushëllim ndaj familjeve të viktimave dhe theksuan se e kuptojnë aktakuzën, por nuk pranuan faj për "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjihshhme". 

Në seancën e kaluar fjalime hyrëse dha mbrojtja e të pandehurit të parë, pronarit të diskotekës Dejan Jovanov, pronarit të MMMM Kafe, Mitko Stojanov, personit të sigurimit Stojanço Dimitriev dhe Grozdan Millkovski, pronar i objektit.

Një pjesë e të pandehurve në fjalimet hyrëse, e kontestuan bazën e aktakuzës. 

Avokatët theksuan se klientët e tyre nuk kanë ndërmarrë veprime që do të kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen tragjike, dhe se kanë poseduar dokumentacion të vlefshëm. Ata paralajmëruan nxjerrjen e provave dhe dëshmitarëve të cilët, sipas tyre, do të konfirmojnë se të pandehurit nuk ishin përgjegjës për zjarrin dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale dhe jo fajësisë personale.

Gjykimin e drejton gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska dhe po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes dhe gazetarëve të shumtë.

Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë, paralajmëroi se provat do të tregonin se klubi "Puls" ka qenë kurth vdekjeprurës që nga fillimi, rezultat i neglizhencës sistematike dhe lëshimeve institucionale.

Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë komunash, gardianë dhe nëpunës shtetërorë. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR