Takim Aliu, Azeski dhe Gjorgjievski, do të diskutojnë për arritjen e konsensusit rreth biznesit
- Kryetarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperpëndimore, Odës Ekonomike dhe Lidhjes së Odave Ekonomike, Nuhi Aliu, Branko Azeski dhe Goran Gjorgjievski sot do të kemë takim të përbashkët, në të cilin do të diskutojnë për arritjet e konsensusit rreth biznesit mes Qeverisë dhe sektorit privat.
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperpëndimore, Odës Ekonomike dhe Lidhjes së Odave Ekonomike, Nuhi Aliu, Branko Azeski dhe Goran Gjorgjievski sot do të kemë takim të përbashkët, në të cilin do të diskutojnë për arritjet e konsensusit rreth biznesit mes Qeverisë dhe sektorit privat.
Ata, siç njofton Oda Ekonomike, pritet të bëjnë thirrje publike për unitet të të gjithë aktorëve të politikës ekonomike për të mbështetur Qeverinë në drejtim të hapjes së një cikli të ri investimesh dhe mbylljes së çështjeve të hapura që e frenojnë biznesin.
"Në takim do të diskutohet arritja e një konsensusi të përbashkët për biznesin, si përfaqësues i sektorit privat dhe Qeverinë si përfaqësuese e sektorit publik dhe partnere natyrale e biznesit. Një veprim i tillë i përbashkët pritet të përmirësojë pozicionin e biznesit para hapjes së çështjeve të mëdha që lidhen me sundimin e ligjit, orientimin në treg, infrastrukturën, investimet dhe eksportet, për të cilat dje, në emër të të gjithë biznesit, foli kryetari Azeski në Forumin Maqedoni-Serb", njofton Oda Ekonomike. mb/
Foto: Oda Ekonomike