• e enjte, 04 dhjetor 2025

Nikollovski: Ekonomia dhe infrastruktura në fokusin e takimeve me përfaqësues të lartë të BE-së, ministra nga rajoni dhe Bankat evropiane

Nikollovski: Ekonomia dhe infrastruktura në fokusin e takimeve me përfaqësues të lartë të BE-së, ministra nga rajoni dhe Bankat evropiane

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski e filloi agjendën e tij të punës në Brukssel ku realizoi takim me "Miqtë e Evropës" ku u fol për ngjarjet aktuale politike dhe ekonomike në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai në Bruksel sot do të marrë pjesë në "Samitin BE-Ballkani Perëndimor 2025" që e organizon think-tanku i Brukselit Miqtë e Evropës, ndërsa nesër edhe në Këshillin ministror të Komunitetit transportues.

Siç kumtoi Ministria e Transportit, ai paralajmëroi takime të shumta politike dhe ekonomike me përfaqësues të lartë të BE-së si dhe institucione financiare ku do të bisedojë për projekte infrastrukturore në Maqedoni të Veriut.

"'Miqtë e Evropës' është organizata më e madhe thin-tank të cilën drejtpërdrejtë e mbështetë BE-ja. Unë pata nderin në vitin 2022 të zgjedhem personi më me ndikim nën 40 vjeç në Evropë mu nga 'Miqtë e Evropës' dhe kjo është një mirënjohje e madhe, diçka që mbetet tërë jetën dhe prej atëherë e kam komunikimin me Miqtë e Evropës. Me të vërtetë ngjarje mjaft prestigjioze, ngjarje ku joformalisht do të mund të flisni", tha Nikollovski, ceket në kumtesë.

Ai paralajmëroi se do të realizojë takime me diplomatët më të rëndësishëm evropianë, si dhe me nënkryetarin e Bankës investuese evropiane, me të cilin do të bissedojë për projekte të mëdha infrastrukturore.

Nikollovski përkujtoi se BIE e financon edhe pjesën më të madhe të aksit të tretë të Korridorit 8 nga ndërlidhja hekurudhore me Bullgarinë.

"Vijnë kryeministra të vendeve të ndryshme, ministra, komuniteti afarist dhe me të vërtetë për Maqedoninë kjo do të thotë shumë dhe duhet të jemi të pranishëm këtu sepse i japim argumentet tona dhe atë që po bëjmë. Unë krahas pjesës politike, do të flas shumë edhe për pjesën ekonomike dhe infrastrukturore, ai është fokusi i vizitës time dhe atë që do ta mbroj. Tashmë të premten do të kemi takim shumë të rëndësishëm me Komisarin për transport, Apostolis Xixikostas me të cilin do të flasim për zhvillimin e dy korridoreve 10 dhe 8, do të prezantojmë atë që kemi bërë deri më tani si dhe për projekte të reja", tha Nikollovski.

Ministri theksoi se priten takime me ministrat e Greqisë dhe Bullgarisë, me të cilët do të bisedojë për bashkimin e dy korridoreve dhe do të ketë projekte të reja për të cilat do të shqyrtohet nëse mund të jejmë financim të përbashkët në pjesën e Planit për rritje të Maqedonisë.

"Por gjithahtu, edhe në pjesën e bankave të mëdha të cilat mund të qëndrojnë prapa kësaj, nëse ajo është BIE, do të takohem me nënkryetarin e bankës apo BERZH, bahskarisht të mund t'i përpunojmë këto projekte. Vizioni ynë është Maqedonia e Veriut të bëhet qendër për transport në Ballkan, edhe pse nuk kemi dalje në det, kemi një lokacion unik ku dy Korridoret 8 dhe 10, lindje-perëndim dhe veri-jug priten në lindje të Shkupit dhe ky është përfitimi më i madh që duhet t'ua japim gjeneratave që vijnë pas nesh", deklaroi zëvendëkryeministri Nikollovski.

Në forum, Nikollovski do të ketë fjalim në panelin e parë të titulluar "Çështje për zgjerim: Gjeopolitika e re, kufiri i sigurisë dhe ai ekonomik i Evropës", së bashku me kryetaren e Kuvendit serb, Ana Bërnabiq, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, zëvendëskryeministren moldave, Kristina Gerasimov dhe ish-komisarin për zgjerim, Stefan File.

"Samitet BE-Ballkani Perëndimor" të "Miqve të Evropës" janë tubime vjetore në të cilat përfaqësues qeveritarë, ekspertë, biznesmenë dhe aktivistë qytetarë debatojnë për çështje lidhur me ngjarjet aktuale në Evropë dhe rajon.

Ndërkaq nesër, Nikollovski do të marrë pjesë në Këshillin ministror të Asociacionit transportues, ku do të bisedojë për përparimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në pjesën e politikës transportuese dhe realizimin e projekteve infrastrukturore.

Sipas paralajmërimit, Nikollovski në Këshillin ministror do të flasë për politikat transporetuese të vendit, përparimin dhe realizimin e projekteve të Korridoreve transportuese evropiane 8, 10 dhe 10-d, si dhe për masat dhe aktivitetet për lehtësim të tregtisë dhe tranportit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim, me të cilin do të kryesojë eurokomisari për transport të qëndrueshëm, Apostolis Xixikostas, krahas Nikollovksit do të marrin pjesë ministra të transportit dhe përfaqësues qeveritarë nga Shqipëria, Bullgaria, Irlanda, Qiproja, Kosova, Rumania, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi dhe nga vende të tjera evropiane.

Krahas kësaj, gjatë qëndrimit në Bruksel është paraparë Nikollovski të ketë edhe disa takime me përfaqësues të Komisionit evropian. ab/

Foto: Ministria e Transportit

 

 

     

QËNDRONI TË LIDHUR