• e premte, 05 dhjetor 2025

Ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar, të miratuara nga komoisioni kuvendor amë

Ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, me procedurë të shkurtuar, të miratuara nga komoisioni kuvendor amë

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje ekonomike, punë dhe politika energjetike sot e ka pranuar Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, që miratohen me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë dhe e përcolli në proceurë të mëtejshme kuvendore.

Për propozim ligjin nuk u paraqitën amendamente. Me të specifikohen dispozitat dhe bëhet harmonizim me dispozitat e Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

"Me qëllim të sigurimit të funksionimit më efikas të organeve të administratës shtetërore dhe përshtatjes me nevojat moderne në disa fusha, duke përfshirë ekonominë dhe tregun e punës, u bë një ndryshim dhe plotësim i Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me të cilin Ministria e Ekonomisë u riemërtua në Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Për hir të konsistencës së sistemit juridik dhe zbatimit konsistent të dispozitave ligjore në lidhje me kompetencat e kësaj ministrie të përcaktuara në nenin 11, i cili ndryshon nenin 20 të Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, është e nevojshme që këto dispozita të harmonizohen me dispozitat e ligjeve ekzistuese që rregullojnë këtë fushë", thuhet në elaborimin e propozim ligjit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR