• e premte, 28 qershor 2024

Mishel: Misioni u krye, kemi zgjedhur mbajtësit e posteve kryesore në BE

Mishel: Misioni u krye, kemi zgjedhur mbajtësit e posteve kryesore në BE

Bruksel, 28 qershor 2024 (MIA) - Kam kënaqësinë të njoftoj se Këshilli Evropian ka vendosur që ish-kryeministri portugez Antonio Kosta të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Evropian, Ursula fon der Lajen të propozohet për kryetare të Komisionit Evropian edhe për mandatin e ardhshëm, ndërsa kryeministrja e Estonisë Kaja Kalas të jetë kandidate për Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, tha kryetari aktual i Këshillit Evropian, Sharll Mishell.

"Misioni ka përfunduar. Kishim një temë të rëndësishme për të përfunduar dhe ne e bëmë këtë", theksoi Mishel në konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit të BE-së,

Sipas tij, Këshilli Evropian e manifestoi përgjegjësinë e tij duke marrë një vendim kaq të rëndësishëm, thelbësor dhe të vështirë dhe arriti të përfundojë samitin brenda një dite, duke kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës, megjithëse ishte planifikuar të zgjaste dy ditë.

"Me nominimet është dërguar një sinjal i fuqishëm, një sinjal i fuqishëm demokratik evropian, sepse ne i morëm parasysh rezultatet e zgjedhjeve", tha Mishel.

Ai paralajmëroi se tani do të vazhdojë procedura institucionale për zgjedhjen e kryetares së Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së lartë nga Parlamenti Evropian.

"Tani Parlamenti Evropian do të luajë rolin e tij dhe do të tregojë përgjegjësinë e tij", shtoi Mishel, duke u uruar suksese në punën e tyre mbajtësve të rinj të posteve kryesore në BE.

 

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të BE-së, Koshta, në fjalimin në konferencsë për shtyp përmes lidhjes video-konferencë, falënderoi liderët evropianë për besimin e treguar në zgjedhjen e tij.

Ai shprehu kënaqësinë e tij që ishte pjesë e ekipit me Fon der Lajen dhe Kalas, për të cilët tha se janë "evropianë të jashtëzakonshëm".

"Jam i sigurt se bashkëpunimi ynë do të jetë shumë i suksesshëm në shërbim të Evropës dhe qytetarëve evropianë. Evropa dhe bota po përballen me një moment sfidues, por Bashkimi Evropian e manifestoi qëndrueshmërinë e tij, duke gjetur gjithmonë forcë në unitet. Ndërtimi i unitetit midis të gjitha vendeve anëtare do të jetë prioriteti im kryesor kur të marr detyrën në dhjetor", theksoi Koshta.

Ai shtoi se gjithashtu do të fokusohet në vendosjen e Agjendës së miratuar strategjike të BE-së në rrugën e duhur dhe falënderoi Portugalinë dhe presidentit portugez Marselo Rebelo de Sousa për mbështetjen për marrjen e këtij mandati.

Fon der Lajen, gjithashtu, shprehu falënderim deri te liderët e BE-së për nominimin e saj për mandat të dytë si kryetare e Komisionit Evropian.

“Jam e nderuar dhe e magjepsur që mund ta ndaj këtë moment të veçantë me mikun tim të dashur Antonio Koshta, por edhe me shoqen time të dashur Kaja Kalas, e cila do të jetë edhe nënkryetare e Komisionit Europian”, shtoi Fon der Lajen.

Ajo theksoi se tani pret që Parlamenti Evropian të konfirmojë zgjedhjen e saj, pasi paraprakisht para deputetëve i prezantoi udhëzimet e saj politike për pesë vitet e ardhshme.

Duke shprehur falënderim për nominimin e saj për përfaqësuese të lartë, Kalas tha se kjo për të është një përgjegjësi e madhe në një kohë të tensioneve gjeopolitike.

"Ka luftë në Evropë dhe paqëndrueshmëri në rritje në nivel global, të cilat paraqesin një sfidë të madhe për politikën e jashtme evropiane. Synimi im është të punoj për unitetin evropian, mbrojtjen e interesave dhe vlerave evropiane në një kontekst gjeopolitik dhe ndërtimin e partneriteteve që janë shumë të rëndësishme në këtë kohë!, tha Kalas, duke shtuar se është e gatshme të bashkëpunojë me shtetet anëtare dhe institucionet evropiane.

Ajo shprehi kënaqësi që do të mund të bashkëpunojë me Fon der Lajen dhe me Koshtën, me të cilët, siç theksoi, do të përfaqësojnë një ekip të shkëlqyer në arritjen e synimeve të Bashkimit Evropian.

"Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse. Ky është një nder jo vetëm për mua, por edhe për Estoninë, e cila prej 20 vitesh është anëtare e BE-së", theksoi Kalas.

Zgjedhja e tre zyrtarëve më të lartë në Union u krye në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet tri grupeve partiake të të ashtuquajturës shumicë “pro-evropiane” në Parlamentin Europian, Partinë Popullore Europiane, Social Demokratët dhe grupin liberal “Të rinovoni Evropën”.

Sipas burimeve diplomatike, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, e cila më herët ka shprehur mospajtim me marrëveshjen për shpërndarjen e posteve më të larta në BE, ka abstenuar nga votimi për kandidaturën e Fon der LAJEN dhe është deklaruar “kundër” përzgjedhjes së KosHtës dhe Kalas.

Në një postim në "Iks", Meloni vlerëson se një marrëveshje e tillë është “e gabuar në metodologji dhe në thelb”, duke shtuar se ajo ka votuar ashtu siç ka votuar “për respekt për qytetarët dhe indiciet që ka marrë nga ata qytetarë gjatë zgjedhjeve”.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili e konsideroi të turpshme marrëveshjen, votoi "pro" zgjedhjes së Koshtës, "kundër" nominimit të Fon der Lajen dhe abstenoi nga votimi për kandidaturën e Kalas. ls/ 

Foto: Skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR