• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gabimi njerëzor me gjasë është shkaku i përplasjes mes trenit dhe autobusit në Sllovaki

Gabimi njerëzor me gjasë është shkaku i përplasjes mes trenit dhe autobusit në Sllovaki

Bratislavë, 28 qershor 2024 (MIA) -  Aksidenti në Sllovaki mes një treni "Eurositi" dhe një autobusi ku humbën jetën shtatë persona ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor, deklaroi ministri i Transportit të Sllovakisë, Jozef Razh, raporton BTA. 

Rreth 200 persona kanë udhëtuar me trenin "Eurositi" nga kryeqyteti çek Pragë kur treni u përplas me autobusin pranë qytetit sllovak të Nove Zamki, pak pas orës 17:00, policia dhe kompania hekurudhore kombëtare sllovake ZHSSK.

Si pasojë e përplasjes lokomotiva e trenit ka marrë flakë dhe autobusi ka pësuar dëmtime të rënda, duke u ndarë në dy pjesë.

Të gjithë viktimat kanë qenë në autobus.

Ministri deklaroi se për shkak të reshjeve të dendura në zonë, të gjitha linjat hekurudhore janë mbyllur.

Rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se nuk janë bërë gabime teknike apo sistematike. Ka qenë ndoshta një gabim individual njerëzor që ka bërë që treni të shfaqet në një shinë ku nuk duhet të ishte, tha ai.

Pesë persona të lënduar nga autobusi u transportuan në spitalet në qytetet e afërta. Spitali lokal u mbyll dje për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura gjatë natës. qa/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR