• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mishel më 2 dhe 3 korrik për vizitë në Mal të Zi

Mishel më 2 dhe 3 korrik për vizitë në Mal të Zi

Podgoricë, 28 qershor 2024 (MIA) - Kreu i Këshillit evropian, Sharl Mishel, më 2 dhe 3 korrik do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të presidentit të shtetit, Jakov Millatoviq.

Siç kumtuan nga Kabineti i kryetarit, Mishel do të pritet nga Millatoviq në rezidencën në Cetinje me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të pasojë biseda mes dy funksionarëve.

"Pas nënshkrimit në librin e mysafirëve dhe takimit të dy delegacioneve, Millatoviq dhe Mishel do të japin deklarata për opinionin. Menjëherë pas konferencës për shtyp presidenti i Malit të Zi dhe kryetari i Këshillit të Evropës do të mbjellin drurin e miqësisë në oborrin e Rezidencës në Cetinje", thuhet në kumtesë.

Në fund të ditës, Millatoviq do të organizojë darkë solemne për nder të kreut të Këshillit evropian.

"Vizita e Shatl Mishel paraqet hap të rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, ndërsa plotësisht e konfirmon vendosmërinë e Malit të Zi të bëhet anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2028", konkludohet në kumtesën e kabinetit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR