Guteresh ende nuk ka emëruar shef të ri të zyrës së KB-së për çështje humanitare
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh ende nuk e ka emëruar shefin e ri të Zyrës së KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare pasi Martin Grifits u largua nga posti për arsye shëndetësore.
- Post By Sara Ademi
- 15:07, 28 qershor, 2024

Gjenevë, 28 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh ende nuk e ka emëruar shefin e ri të Zyrës së KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare pasi Martin Grifits u largua nga posti për arsye shëndetësore.
Grifits është një ish diplomat britanik që ndihmoi në zbatimin e Iniciativës së Detit të Zi për grurin midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ai tha se plani është që kreu i shërbimit të emërojë zëvendësin e tij - Xhojs Msuija nga Tanzania. sa/
Foto: EPA