• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tre universitete të Maqedonisë përfshihen në programin Erasmus+ për mbështetje të institucioneve të arsimit të lartë

Tre universitete të Maqedonisë përfshihen në programin Erasmus+ për mbështetje të institucioneve të arsimit të lartë

Bruksel, 28 qershor 2024 (MIA) - Komisioni evropian sot shpalli rezultatet e konkursit për iniciativën “Universitetet Evropiane” nga programi Erasmus+ për vitin 2024 për mbështetje me nga 14.4 milionë euro për një periudhë katërvjeçare për 64 aleanca të institucioneve të arsimit të lartë, në të cilën përfshihen edhe tre universitete të vendit tonë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. 

Bëhet fjalë për Universitetin e Manastirit "Shën Klimenti i Ohrit" e cila është pjesë e aleancës "COLOURS", ai i Shtipit "Goce Dellçev" pjesë e aleancës "ACE2EU" dhe "Universiteti i Evropës Juglindore" nga aleanca "CHALLENGE.EU". 

Siç njoftojnë nga Komisioni Evropian në 64 aleancat e universiteteve evropiane të përzgjedhura në konkursin për dhënien e mbështetjes më shumë se 560 institucione të arsimit të lartë të të gjitha llojeve janë përfshirë nga 35 vende, mes të cilëve 27 anëtarët të BE-së, si dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Serbia dhe Mali i  Zi. 

Sipas KE-së, rezultatet e konkursit paraqesin një "moment historik", pasi është arritur qëllimi i strategjisë evropiane për të ofruar mbështetje për të paktën 60 aleanca të universiteteve evropiane me mbi 500 institucione të arsimit të lartë deri në mesin e vitit 2024. Në konkursin e vitit të kaluar u zgjodhën 50 aleanca universitare dhe këtë vit po shtohen edhe 14 të reja.

Qëllimi i iniciativës është lidhja e universiteteve evropiane me çka do t'i mundësojë një "brezi të ri evropianësh" të studiojë dhe të punojë në vende të ndryshme evropiane, në gjuhë të ndryshme dhe në sektorë dhe disiplina të shumta akademike.

"Studentët mund të marrin një diplomë pasuniversitare duke kombinuar studimet në disa vende evropiane, duke kontribuar kështu në tërheqjen ndërkombëtare dhe konkurrencën e arsimit të lartë në Evropë", thuhet në kumtesë. qa/

Foto: Komisioni Evropian

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR