• e hënë, 23 dhjetor 2024

Miratohet Vendimi për Këshillin e çmimit “11 Tetori", opozita nuk dha mbështetje

Miratohet Vendimi për Këshillin e çmimit “11 Tetori

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendimin për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e Çmimit shtetëror “11 Tetori”.

Vendimi nuk mori mbështetje nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Ata shprehën vërejtje dhe kundërshtime për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit.

Siç tha Ane Llashkovska, zgjedhja është partiake, pasi sipas Gordana Siljanovska Davkova, mes anëtarëve të Këshillit ka nga ata që “në profesionin e tyre nuk mund të thuhet se janë më të mirët”, ndërsa duhet të vendosin se kush ta marrë këtë çmim të lartë shtetërorë. 

"I qëndroj pretendimit se në këtë Komision edhe këtë herë ka njerëz që tashmë janë 'shkarkuar' dy herë për t’u emëruar sërish, se ka njerëz që nuk mund të vendosin për një çmim të arritjes së jetës dhe se do të doja shumë të shihja në mesin e fituesve një person që hyn një ose dy për qind në shkencën e tij. Nuk është mirë të dëgjosh se kjo përbërje u zgjodh nga njeriu që do të marrë çmimin. Keni renditur shumë laureatë, por mes tyre ka shumë të rinj që janë në fillimet e karrierës së tyre. Vepra e jetës të kurorëzohet me një çmim të tillë do të thotë se ke shumë vite kreativitet dhe sukses pas vetes. Së pari, në përbërjen në këto tre vite, vërej anëtarë që janë konstant dhe anëtarë që janë të ndryshueshëm. Mes konstanteve ka edhe nga ata që në profesionin e tyre nuk mund të thuhet se janë më të mirët dhe që mund të vendosin se kush duhet të marrë çmimin. Nuk duhet të jetë me rëndësi kush ju zgjedh se sa kush jeni. Së dyti, është jashtëzakonisht e pazakontë që laureati i vitit të kaluar tani të jetë kryetar", theksoi Siljanovska Davkova.

Ajo po ashtu thekson se në Ligjin për Çmimet shtetërore nuk ka kufizime për mandatet e komisioneve.

Ka replikuar deputeti i LSDM-së, Dime Velkovski.

"Do j'u demantoj në dy punë. E di që do të jeni dakord, sepse asnjë nga fituesit nuk është i ri. Vitin e kaluar fitues i çmimit ishte profesori Metodi Çepreganov, në vitin 2021 Atanas Vangelov, akademiku Lupço Kocarev në vitin 2019, në vitin 2018 Dragi Mihajlovski, Petre Arsovki dhe Risto Lazarov, në vitin 2017 Vlatko Stefanovski... ", tha Velkovski. 

Për Llashkovskën kjo që po ndodh është joprofesionale.

Kuvendi më pas ka miratuar Vendimin për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për ndarjen e Çmimit shtetëror 23 Tetori.

Pas kësaj pike, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se nesër deputetët do të vazhdojnë punën pas seancës së 25-të. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR