Janë ngritur dy aktakuza për lëndën "Onkologjia" - përfshihen dy ish-drejtorë dhe katër mjekë onkologë
- Lënda "Onkologjia" është përfunduar dhe janë ngritur dy aktakuza në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, informuan sot në një konferencë të përbashkët për shtyp prokurori publik shtetëror, Lupço Kocevski, prokurori publik themelor i PTHP Shkup, Gavril Bubevski dhe prokurorja e lëndës, Ana Gogovska Jakimovska.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:12, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Lënda "Onkologjia" është përfunduar dhe janë ngritur dy aktakuza në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, informuan sot në një konferencë të përbashkët për shtyp prokurori publik shtetëror, Lupço Kocevski, prokurori publik themelor i PTHP Shkup, Gavril Bubevski dhe prokurorja e lëndës, Ana Gogovska Jakimovska.
Siç kumtoi prokurorja publike e lëndës, lënda është e ndarë në dy pjesë - e para lidhet me punën ekonomike të Klinikës së Onkologjisë, ku përfshihen drejtori i atëhershëm dhe drejtori organizativ i Klinikës, kurse pjesa e dytë e lëndës lidhet me trajtimin e pacientëve dhe përfshin katër mjekë onkologë.
"I akuzuari i parë, në cilësinë e personit zyrtar drejtor dhe personi i dytë, drejtor organizativ, akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në shërbim. Shumica e veprave janë kryer në bashkryerje në periudhën kohore prej vitit 2018 deri në vitin 2022. Veprën penale "Keqpërdorim të pozitës zyrtare" e kanë kryer me tejkalimin e kufijve të autoritetit të tyre zyrtar dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre zyrtere në procedurat për furnizim të ilaçeve, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për mbrojte shëndetësore, Ligjin për sigurim shëndetësor, statusin e Klinikës, Ligjin për Buxhetet dhe Ligjin për furnizime publike", tha Gogovska Jakimovska.
Të dy akuzohen për veprën penale të vazhdueshme të "mashtrim në detyrë", ku gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror për një tjetër, ata krijuan një detyrim të kundërligjshëm dhe e kanë mashtruar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) që të kryejë një pagesë të paligjshme. Në këtë mënyrë, Gogovska Jakimovska tha se ata kanë përfituar përfitime të konsiderueshme në vlerë prej mbi 430 milionë denarësh.
Me veprime të tilla, prokurorja theksoi se ata kanë përfituar përfitime të konsiderueshme pasurore dhe kanë shkaktuar dëm në buxhetin shtetëror në një shumë totale prej mbi 2.2 miliardë denarësh. ls/
Foto/video: MIA