Kanë filluar përgatitjet për ribalancin, prej dje janë lëshuar kërkesat në institucione për të dhëna për investime kapitale
- – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska informoi sot se kanë filluar përgatitjet për ribalancin e Buxhetit, si dhe se prej dje janë lëshuar kërkesat në institucionet për dorëzimin e të dhënave për investimet kapitale.
- Post By Fitore Curri
- 15:40, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska informoi sot se kanë filluar përgatitjet për ribalancin e Buxhetit, si dhe se prej dje janë lëshuar kërkesat në institucionet për dorëzimin e të dhënave për investimet kapitale.
Siç theksoi Dimitrieska Koçoska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, menaxhmenti i projektit të institucioneve mbetet sepse ata janë realizues të investimeve kapitale.
Sipas ministres, deri në fund të qershorit duhet të përgatitet gjithçka dhe të dërgohet në Kuvend.
“Kemi filluar përgatitjet për rebalancin e buxhetit, i kemi kërkuar secilit institucion të paraqesë të dhëna të sakta mbi investimet kapitale - në çfarë mase kanë lidhur kontrata, nëse jo, kur planifikojnë t'i përfundojnë ato, në çfarë faze janë projektet e tyre... Duhet ta shohim këtë, ato projekte, dhe pastaj do të vendosim nëse do t'i shkurtojmë tani dhe do t'i vendosim vitin tjetër apo nëse do të jenë gati për tenderim. Para disa muajsh u miratua Dekreti sipas të cilit jo të gjithë mund të vendosin për investime pa kaluar nëpër rreth - Ministria e Financave, Qeveria me kushte të përmbushura për investime”, theksoi Dimitrieska Koçoska, pas takimit me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski.
Lidhur me menaxhmentin projektues, ajo edhe një herë tha se institucionet kompetente i realizojnë marrëveshjet, ndërsa jo ministri i Financave.
“Shumë shpesh i parashtrohet pyetje ministrit të Financave, por ai nuk është ai që i realizon marrëveshjet, i realizojnë institucionet kompetente dhe gjithçka varet nga menaxhmenti projektues, në cilin nivel është”, potencoi Dimitrieska Koçoska. fc/
Foto: MIA