Hetim kundër 11 personave prej të cilëve shtatë nëpunës të policisë
- – Pas disa muajsh procedurë parahetimore të zhvilluara nga prokuror publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Anëtarë të Policisë së Burgjeve në bashkëpunim me Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në kuadër të MPB-së, sot nën udhëheqjen e prokurorit përkatës, nëpunës policie nga Njësia Kundër Korrupsionit pranë Departamentit për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz kryen bastisje në 15 lokacione në Shkup, Shtip dhe në VK Ballcë e Poshtme. Siç njoftoi Prokuroria Publike, 11 persona janë ndaluar, ndërsa dy persona nuk janë të pakapshëm për organet e ndjekjes.
- Post By Fitore Curri
- 16:09, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) – Pas disa muajsh procedurë parahetimore të zhvilluara nga prokuror publik nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Anëtarë të Policisë së Burgjeve në bashkëpunim me Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në kuadër të MPB-së, sot nën udhëheqjen e prokurorit përkatës, nëpunës policie nga Njësia Kundër Korrupsionit pranë Departamentit për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz kryen bastisje në 15 lokacione në Shkup, Shtip dhe në VK Ballcë e Poshtme. Siç njoftoi Prokuroria Publike, 11 persona janë ndaluar, ndërsa dy persona nuk janë të pakapshëm për organet e ndjekjes.
“Duke vepruar sipas kallëzimit penal, prokurori publik lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër 11 personave, shtatë prej të cilëve janë nëpunës policie. Tre persona dyshohet se kanë kryer vepër penale të vazhdueshme të Marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm, dy persona kanë kryer vepër penale të vazhdueshme të Marrjes së ryshfetit, ndërsa pesë persona akuzohen për kryerjen e nga një vepre penale të Dhënies së ryshfetit, një person ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar dhe ka kryer vepër penale të Përdorimit të dokumentit me përmbajtje të rreme, një person ka kryer vepër penale të Keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe një person ka kryer vepër penale të Falsifikimit të dokumentit”, bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë Publike.
Sipas përmbajtjes së urdhrit, siç thonë nga Prokuroria Publike, personat e dyshuar fizikë nga muaji janar deri në muajin prill të këtij viti në Shtip, me shfrytëzimin e ndikimit të tyre ndaj nëpunësve të dyshuar të policisë nga VK Bllacë dhe inspektorëve nga Sektori për të Huaj në Shtip, me të cilët paraprakisht kishin vendosur marrëdhënie miqësore, në të paktën katër raste u kanë mundësuar të paktën pesë shtetasve të huaj të cilët kishin qëndruar jashtëligjshëm në RMV pandërprerë ta rregullojnë qëndrimin e tyre.
“Personat e dyshuar fizikë për shpërblimi të caktuar ndërmjetësuan dhe ndërmorën veprime për të siguruar që shtetasit turq, të cilëve u kishte skaduar qëndrimi i miratuar për qëllime studimi, të merrnin leje qëndrimi të përkohshme në Republikën e Maqedonisë. Nëpunësit e dyshuar të policisë, duke pranuar ndikimin e ndërmjetësve, me qëllim përfitimin material për veten e tyre, tejkaluan kufijtë e autorizimit të tyre zyrtar dhe nuk e kryen detyrën e tyre zyrtare. Duke marrë parasysh se qëndrimi i paligjshëm, në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt, është kundërvajtje e dënueshme me gjobë në vlerë prej 50 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë, të dyshuarit dëmtuan edhe buxhetin e RMV-së”, bëhet e ditur në kumtesë.
Prokurori Publik duke i pasur parasysh rrethanat, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet dhe gjykatësit të procedurës paraprake në kuadër të Gjykatës Penale Shkup do të parashtrojë propozim për përcaktimin e masës paraburgim për pesë të dyshuar, përderisa për tetë persona propozim për përcaktimin e masës së kujdesit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s